“Kategoria e Parë streha e maskarallëkut, arbitrër kamikaz”, shfryn presidenti i Burrelit

schedule09:14 - 25 Prill, 2021

schedule 09:14 - 25 Prill, 2021

Ditën e djeshme në “Selman Stermasi u luajt një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave në Kategorinë e Parë. Dinamo sfidoi Burrelin si pritëse dhe arriti të fitojë me shifrat minimale 1-0.

Kjo ndodhi mes kontestimesh të mëdha për shkak se në minutat shtesë të ndeshjes burrelasve iu anulua një gol, që në dukje duket i rregullt.


Pas kësaj ndeshje kanë qenë të shumta protestat e vendasve, mes tyre edhe kryetari i bashkisë Mat, njëkohësisht edhe president i klubit të futbollit Burreli.

Ai ka kritika direkte për arbitrin e ndeshjes, Olti Ferati, të cilin e quan kamikaz dhe shkon deri aty sa Kategorinë e Parë e quan streha e maskarallëkut.

POSTIMI – Futbolli i Kategorisë së Parë është katandisur në një turp të madh, çdo gjë varet nga arbitra kamikazë si Olti Ferati , sot në ndeshjen Burreli-Dinamo u tregua më së miri që futbolli ka marrë fund, që arbitra të rëndomtë dhe bastardë kanë në dorë fatin, mundin, djersën e çdo futbollisti, taksat e çdo banori, sponsorizimet e çdo biznesmeni, por edhe mbështetjen e çdo sportdashësi.

Sot kam kuptuar që futbolli i Kategorisë së Parë është streha e maskarallëkut. Shikoni sesi pas 6 minutave shtesë, ku Dinamo shënoi golin brenda 2 minutave anulohet goli që beri Burreli në të njëjtën situatë si Dinamo. /abcnews.al