Kategoria e Parë sot: Bylisi për autokritikë, “malore” për Erzenin

schedule09:23 - 28 Nëntor, 2021

schedule 09:23 - 28 Nëntor, 2021

Tetë duele prej orës 13:30 në Kategorinë e Parë. Bylisi, që humbi në mesjavë kundër Shkumbinit, kërkon të reagojë dhe ka mundësinë më të mirë kundër Maliqit në Ballsh.

Skuadra e Jeton Beqirit pret edhe ndonjë nder nga Butrinti, që ta rrisë diferencën prej 5 pikësh që ka nga Erzeni i vendit të dytë.

Korabi i vendit të tretë duhet të bëjë detyrat e shtëpisë kundër Vorës, kurse mes Besës dhe Tomorit ka një ndeshje direkte.

Burreli-Lushnja është një takim interesant i ditës së sotme, ndërkohë që në plan janë edhe ndeshje të tjera si Turbina-Shkumbini, Besëlidhja-Tërbuni dhe Pogradeci-Apolonia. / abcnews.al