“Ballshiotët” e Bylis humb një shans të mirë për t’u shkëputur edhe më shumë nga “Tigrat Verdheblu” të Elbasanit në krye të renditjes së Kategorisë së Parë. Mallakastriotët janë mposhtur me rezultatin 2-1 nga Kastrioti në ndeshjen e prapambetur të kësaj kategorie, megjithatë mbeten në krye të renditjes me 51 pikë, dy më shumë se Elbasani.
Në përballjen e luajtur në Kamëz, gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, me krutanët që shënuan dy herë me anë të sulmuesit Dejvid Kapllani, ndërsa miqtë nga Mallakastra rihapën takimin me golin e Xhonatan Lajthisë, por pa arritur të shmangë humbjen.
Kjo është humbja e dytë sezonale për Bylisin, që gjithsesi vijon i qetë rrugëtimin drejt rikthimit në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa fitorja sjell ‘oksigjen’ te krutanët, që tani e shohin veten më pranë zonës së mbijetesës. /i.m /abcnews.al