Nuk mund të kishte mbyllje më spektakolare, të javës së 22-të, të Kategorisë së Parë. “Ballshiotët” e Bylis vijuan të mbanin kreun e tabelës, pavarësisht se kundërshtarë kishin, “Verdheblutë” e AF Elbasani, me këto dy skuadra, që përgjatë gjithë sezonit kanë rivalizuar njëra-tjetrën, për vendin e parë, teksa kanë arritur të sigurojnë ngjitjen automatike në Superiore.
Në fraksionin hapës të dyja skuadrat patën raste të pastra për të gjetur rrugën drejt rrjetës, megjithatë nuk ia dolën. Ndërsa pjesa e dytë ishte shumë ndryshe, pasi si Bylisi ashtu edhe AF Elbasani u përpoqën që të mos pësonin e në përfundim sfida u mbyll me rezultatin “e bardhë’, 0 me 0.
Falë këtij rezultatin, “Ballshiotët” e Bylin vijojnë kryesojnë me plot 52 pikë, pas 22 javëve të këtij sezoni të Kategorisë së Parë, me 2 pikë më shumë se “Verdheblutë” e AF Elbasani, që ndodhen në vendin e dytë, teksa kanë arritur gjithashtu të krijojnë respektivisht një shkëputje prej 10 e 8 pikësh, me Flamurtarin, që ndodhet në vendin e 3-të të tabelës. /i.m /abcnews.al