Flamurtari ka siguruar ditën e sotme edhe fitoren e parë për këtë sezon në Kategorinë e Parë, teksa ka mposhtur me shifrat 3-0 ekipin e Turbinës, e cila zhvilloi një pjesë loje më një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Ngjelës.
Metani dhe dopieta e Silvës do t’i jepnin 3 pikë të rëndësishme vlonjatëve në sfidën e 3-të të sezonit.
Po fitore siguroi edhe Korabi 2-0 ndaj Luzit, teksa për vendasit shënuan Lala dhe Keko, ndërsa 3 pikët siguroi edhe Tërbuni përballë Tomorit, me pukjanët që fituan me shifrat 2-1 ndaj beratasve. /f.a/abcnews.al