Kategoria e Parë/ Elbasani nuk ndalet as në Burrel, “Verdheblutë” e mbyllin javën e 18-të në “pole position”

schedule17:36 - 29 Janar, 2024

schedule 17:36 - 29 Janar, 2024

“Verdheblutë” e AF Elbasanit kanë arritur një tjetër fitore, mesditën e kësaj të hëne, teksa në transfertën e Burrelit kanë triumfuar me rezultatin minimal, 0 me 1, për të vijuar qëndrimin e tyre në kreun e Kategorisë së Parë edhe pas javës së 18-të, të këtij edicioni.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me porta të paprekura, derisa në minutën e 68’ Karakaçi gjeti rrugën drejt rrjetës duke u dhënë avantazhin, por njëkohësisht edhe triumfin “Verdhebluve”.

Pas kësaj përballjeje, Burreli renditet në vend të tetë me 16 pikë, teksa AF Elbasani kryeson me 42 pikë.

Bylisi po ashtu mban ritmin pozitiv, duke bindur me rezultatin 2-0 ndaj Vorës në shtëpi. Sfida u zhbllokua në minutën e 39’ nga Souza Ferreyra, i cili kaloi vendasit në avantazh dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0.

Ndërsa në mbyllje të ndeshjes, në minutën e 90+4’ Lajthia dyfishoi avantazhin e Bylisit dhe vulosi këtë takim. Pas kësaj përballjeje Bylisi renditet në vend të dytë me 42 pikë, teksa Vora në vend të tretë me 33 pikë.

Flamurtari-Besa nga ana tjetër u ndanë me porta të paprekura, duke marrë nga një pikë nga java e 18-të. Pas këtij takimi, Flamurtari renditet në vend të katërt me 32 pikë, teksa Besa në vend të 11-të me 13 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!