Kategoria e Parë ka rezervuar për ditën e sotme dy sfida mjaft interesante të javës së 4-të të saj.
Në fushën e lojës do të zbresë Dinamo e cila do të përballet në transfertë me Tomorin, me sfidën që do të nisë që në 12:30.
Blutë do të kërkojnë fitoren për të rimarrë vendin e parë, ndërsa beratasit do të tentojnë të mos dalin pa pikë në stadiumin e tyre.
Një tjetër sfidë interesante është edhe përballja mes Burrelit dhe Orikut, takim që do të luhet në orën 15:00.
Oriku do të kërkojë të mbajë vazhdimësinë e fitoreve, ndërsa burrelasit do shpresojnë të sigurojnë 3 pikët e para në këtë sezon. /f.a/abcnews.al