Dinamo ka zbritur sot në fushë përballë Egnatias, ndeshje që u mbyll ashtu siç nisi. Ekipi kryeqytetas pësoi ndryshime të shumta në merkaton e verës, por nuk ia doli ta niste vitin 2020 me tre pikë.
Ndeshja ishte e fortë, por miqtë nga Rrogozhina u mbrojtën mirë dhe u kthyen në shtëpi të pamposhtur. Kjo pikë nuk i vlen shumë bluve, që vijojnë të renditen në vend të fundit në grupin A të Kategorisë së Parë (Shkumbini është përjashtuar). Dinamo numëron 9 pikë, dy më pak se Veleçiku dhe Tërbuni, ndërsa Egnatia renditet në vend të gjashtë me 15 pikë. /abcnews.al
Dinamo – Egnatia 0-0