Kate tregon se çfarë u bëri përshtypje fëmijëve të saj në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth

schedule13:40 - 23 Shtator, 2022

schedule 13:40 - 23 Shtator, 2022

Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate, të enjten në mbrëmje bënë paraqitjen e tyre të parë publike që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth. Arsyeja e paraqitjes së tyre të re ishte falënderimi i vullnetarëve që ndihmuan në përgatitjen e ceremonisë madhështore në Windsor, deri në detajet më të vogla.

Duke iu referuar përgatitjeve, Princi William zbuloi se si ai dhe Kate kishin ndjekur nga afër procesin e organizimit të funeralit të monarkes. “Kur fëmijët ishin në shkollë, ne mundëm të shihnim përgatitjet. Ne i pamë të gjitha, hap pas hapi”, tha Princesha Catherine Middleton. Më pas, princesha shtoi se fëmijët e saj, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, ishin veçanërisht të shqetësuar sepse ata po zbulonin ngadalë gjëra të reja si dronët.” Atyre vërtet iu duk kaq e çuditshme ,” zbuloi Kate Middleton duke buzëqeshur.

Javën e kaluar, çifti zbuloi se tre fëmijët e tyre po vazhdonin të ndiqnin shkollën gjatë periudhës së zisë publike për të mos humbur ndjenjën e “vazhdimësisë” dhe “normalitetit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!