Kate Moss pritet të dëshmojë në gjyqin e bujshëm të Johnny Depp me Amber Heard

schedule22:54 - 23 Maj, 2022

schedule 22:54 - 23 Maj, 2022

Kate Moss pritet të dëshmojë në gjyqin e bujshëm mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Modelja, 48-vjeçare, do të flasë të mërkurën në gjykatën në Fairfax të Virxhinias, përmes një video lidhjeje.

“Shpina e Whitneyt ishte në shkallë, dhe Johnny i lëkund atë. Unë nuk hezitoj, nuk pres, thjesht, në kokën time, menjëherë mendoj për Kate Moss dhe shkallët”, ka thënë Moss në fillim të këtij muaji.

“Dhe unë u hodha drejt tij. Në të gjithë marrëdhënien time deri tani me Johnny, nuk kisha marrë asnjë goditje”, vazhdoi më tej Heard për incidentin e supozuar të marsit 2015 mes saj, Henriquez dhe Depp. Ndërkohë, të gjithë janë bërë kuriozë si do të vijojë dëshmia e saj dhe sa do të ndikojë te Depp.

Moss dhe Depp u ndan në 1997 pas katër vitesh lidhje dhe një fejesë të përfolur, por më vonë u shfaqën së bashku për një kohë të shkurtër në Festivalin e Filmit në Kanë në maj 1998. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!