Princi William ka planifikuar të udhëtojë në Nju Jork këtë javë për finalistët e Earthshot Prize 2023. Megjithatë, Kate Middleton nuk do ta ndjekë. Princesha e Uellsit do të qëndrojë në shtëpi me tre fëmijët e saj, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Si i zhgënjeu fansat mbretërorë Kate Middleton
Fakti që ajo nuk do të shoqërojë bashkëshortin e saj në Nju Jork nuk ishte ajo që i mërziti fansat e familjes mbretërore britanike. Por vendimi i saj për të mos e shoqëruar nëntorin e ardhshëm në Singapor, ku princi do të presë ceremoninë e ndarjes së çmimeve, i zhgënjeu ata.
Kate Middleton jo vetëm që nuk do të jetë pranë tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, por as nuk do të udhëtojë me të në Singapor. Kështu fansat mbretërorë do të humbasin mundësinë për të parë një tjetër paraqitje zyrtare të çiftit dhe Princeshës së Uellsit në veprim.
Skenarët e mungesës së saj
Natyrisht, ka edhe optimistë që besojnë se Pallati thjesht po përpiqet t’i mbrojë dhe për këtë arsye nuk e shpall prezencën. Të tjerë besojnë se njoftimi i mungesës ka të bëjë me një arsye tjetër: një shtatzëni të re të princeshës.
“A mund të jetë një fëmijë i katërt në rrugë? Dyshoj, por a nuk do të ishte mirë?” shkruan një përdorues i rrjeteve sociale. “Që kur u kthyen nga pushimet verore, Katerina shkëlqen. Mund të jetë një fëmijë i katërt. Uroj,” vëren një tjetër./abcnews.al