Kate Middleton merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

schedule14:56 - 29 Maj, 2021

schedule 14:56 - 29 Maj, 2021

Dukesha e Kembrixh, Kate Middleton ka marrë dje dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Ka qenë vetë 39-vjeçarja, e cila ka ndarë imazhin e vaksinimit në rrjetet sociale ku ka shkruar:

“Dje mora dozën e parë të vaksinës anti-COVID në Muzeun e Shkencës në Londër. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë që kanë marrë pjesë në këtë proces. Faleminderit për çdo gjë që po bëni.”


Mirëpo, nuk dihet se cilën vaksinë Dukesha ka zgjedhur të bëjë, pasi në Britani janë në dispozicion të gjitha vaksinat e prodhuara në perëndim, duke përfshirë dhe atë të kompanisë Johnson & Johnson e cila u miratua ditën e sotme.

Mbretëria e Bashkuar është shteti më i përparuar deri më tani në procesin e vaksinimit, pasi 38 milion qytetarë kanë marrë një dozë të vaksinës dhe 20 milion të tjerë kanë marrë dozën e parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!