Shëngjin/Shiste kokaine në doza, arrestohet 25 vjeçari. I sekuestrohet arma që mbante me vete

schedule10:49 - 7 Prill, 2025

schedule 10:49 - 7 Prill, 2025

Një 25 vjecar është arrestuar nga policia në Shëngjin, pasi u kap në flagrancë me doza kokaine. Gjatë kontrollit të ushtruar nga blutë e Lezhës, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një thikë të cilën I riu mbane me vete.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 25 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, që ai i posedonte me qëllim shitjen, dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!