Katastrofë, plehrat mbulojnë territorin e Gramshit

schedule15:49 - 26 Nëntor, 2017

schedule 15:49 - 26 Nëntor, 2017

Tonelata plehra pak kilometra larg Gramshit po e shkatërrojnë qytetin. Ato po ndotin ajrin dhe tokën pasi venddepozitimi i i ri nuk plotëson kushtet për trajtimin e mbetjeve urbane.

Ky mjet po nxiton të shkarkoje plehrat.
Të tillë ka me dhjetëra në ditë.
Pamjet janë shokuese këtu në Mashan të Gramshit.
Me ndërtimin e hidrocentralit të Banjës, fusha e vjetër u përmbyt.
Në të tilla rrethana u caktua një vendepozitim i ri disa km larg qytetit.
Por këtu nuk plotësohet asnjë nga kriteret e trajtimit të mbetjeve urbane.
Ujërat që kullojnë nga plehrat përfundojnë në Devoll.
Kurse tymi dhe flaka nga zjarret përhapen në qytet.
Nënkryetari i Bashkisë Enver Qosja e pranon që gjendja është katastrofë.
Sipas tij, mes bashkisë dhe Devoll Hydropower që administron HEC Banjë ekziston marrëveshje për trajtimin e mbetjeve.
Më herët pati një projekt për dërgimin e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, por që nuk u finalizua për shkak të kostos.
Nënkryetari Qosja nënvizon se fusha ekzistuese nuk i plotëson kriteret dhe tymi që krijohet nga djegia ndot qytetin.
Edhe HEC Banjë nuk po i shpëton ndotjes. Plehrat po përfundojnë në përrenj ose direkte në Lumë. Në rast përmbytjesh këto përfundojnë në liqen. Në rrethana të tilla, Gramshi ka nevojë emergjente ndërtimin e një landfilli të ri që do të mbronte qytetin ashtu dhe HEC Banjë./abcnews.al

 

https://youtu.be/IbpWtI5P5Bo