Katastrofë, Genës i ikën zëri! Këndon hitin ‘Soma mou’ duke apeluar: Politika, larg muzikës!

schedule16:50 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 16:50 - 30 Dhjetor, 2020

Këngëtari Gena ishte i ftuari special i Ermalit në këtë 30 Dhjetor në ‘Abc e pasdites’. Gjatë intervistës me të pati disa rubrika nga te cilat mësuam më shumë nga rinia e tij apo edhe momentet më të bukura të karrierës.

Një nga këngët që ai kishte përzgjedhur për tu luajtur në studio, si këngët plot kujtime ishte edhe ajo greke ‘Soma mou’.

Ermali e pyeti rreth diskutimeve të ndjekësve pro dhe kundër muzikës greke apo përcarjeve të stisura nga politika. Gena teksa këndoi live hitin ‘Soma mou’ tha se ka patur fatin të takohej edhe live me disa artistë big të muzikës grekë.

‘Ata janë shumë artistë, të dashur. Në fakt mendoj që artistët janë njësoj në të gjithë botën- tha Gena duke nënvizuar se politika nuk duhet ngatërruar me muzikën.

Gjatë intervistës ‘Reflektim’ Ermali e pyet nëse e tremb ikja e zërit teksa pohon se e ka provuar si ndjesi:

‘Më ka ikur dy herë zëri, e kam provuar. Katastofë. Nuk u kujdesa siç duhet, isha nga një ambjent shumë i ftohtë, lodhja, djersitja. Më iku zëri një javë”.