Katastrofa në Beirut, më shumë se 70 viktima e 3,700 të plagosur nga shpërthimi i fuqishëm

schedule00:11 - 5 Gusht, 2020

schedule 00:11 - 5 Gusht, 2020

Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën dhe 3,700 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit tragjik në kryeqytetin e Libanit.

Lajmin e ka dhënë ministria e Shëndetësisë në vend.

Nga ana tjetër, presidenti i Libanit ka kërkuar që në vend të shpallet për dy javë gjendja e emergjencës.

Michel Aoun thirri po ashtu një mbledhje emergjente të kabinetit që do të mbahet të mërkurën.

Në një reagim të bërë në Twitter, presidenti shkruan se “ ishte e papritur që 2,750 tonë nitrat amoniumi që u ruajt në depo për gjashtë vjet pa masa sigurie ndërsa u zotua se ata që janë përgjegjës do të përballen me “dënimet më të ashpra”. /abcnews.al/