“Katandisja e Festivalit të RTSH-së”/ Peçi: Këngës duhet t’i kthehet institucioni i veçantë, punojnë me amator

schedule10:19 - 30 Prill, 2024

schedule 10:19 - 30 Prill, 2024

Kompozitori i mirënjohur dhe “Artisti i Merituar”, Aleksandër Peçi është ndalur në emisionin “Pas Mesnate” dhe te Festivali i Radio Televizionit Shqiptar.

Ai ka deklaruar se në këtë festival, këngëtari do që t’i bëjë të gjitha si këngëtari, si kompozitorin dhe autorin, prandaj duhet të merren masa, pasi është një gabim i jashtëzakonshëm.

Peçi ka theksuar se këngës duhet t’i kthehet institucioni i veçantë i RTSH sepse i bëjnë me amator.

“Kjo është e keqe se këtu duan t’i bëjnë të gjitha, edhe këngëtaret duan të bëhen kompozitore, por nuk mund të bëhen dot. ‘Me tana, me tana t’i kam fal’, s’ka as muzikë, as tekst, as poezi, s’ke vetëm vokalin të mirë të këngëtarit. Është gabim i jashtëzakonshëm. Këngës duhet t’i kthehet institucioni i veçantë i RTSH sepse i bëjnë me amator, por dhe me këto festivalet e tjera të këngës që bëhen, duhet t’i kthehet profesionisti”, u shpreh kompozitori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!