Kastrioti ka nisur merkaton dhe ka bërë dy afrime zyrtare, në mesfushë dhe në sulm. Kevin Aliaj dhe Zejsar Arapi kanë firmosur dhe janë vënë nën urdhrat e trajnerit Emiljano Çela.
“Kevin Aliaj dhe Zejsar Arapi janë dy afrimet e para të Kastriotit në merkato. Aliaj luan në rolin e mesfushorit anësor dhe vjen nga Belgjika, aty ku është aktivizuar me ekipet e Union Saint-Gilloise, RWDM dhe White Stars Bruxelles.
Gjithashtu ka qenë dhe pjesë e Bylis dy sezone më parë. Arapi është një lojtar i dalë nga akademia e Internacional, është sulmues anësor dhe së fundmi është aktivizuar në Gjermani me Fc Nurenberg, Kickers Offenbach.
KS Kastrioti ju uron mirëseardhjen dhe një sezon sa më pozitiv me fanellën tonë”, shkruajnë krutanët në njoftimin e bërë në rrjetet sociale. / abcnews.al