Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kastrioti mendon edhe për të ardhmen, firmos me tre të rinj

schedule15:34 - 15 Shtator, 2020

schedule 15:34 - 15 Shtator, 2020

Kastrioti ka menduar të shtojë radhës edhe me elementë të rinj gjatë merkatos së verës. Kështu klubi krutan ka nënshkruar prej disa ditësh me mesfushorët Redon Danaj dhe Blendion Bytyçi, si dhe me qendërmbrojtësin Realf Zhivanaj.

“KS Kastrioti njofton se ka bërë pjesë të skuadrës tre lojtarë, dy mesfushorë dhe një mbrojtës. Redon Danaj dhe Blendion Bytyçi, janë dy mesfushorët, ndërsa Realf Zhivanaj luan në pozicionin e qendërmbrojtësit.

Të tre lojtarët që prej disa ditësh janë stërvitur me grupin, dhe shihen nga stafi teknik si lojtarë të perspektivës”, shkruhet në njoftimin e Kastriotit, që pritet të bëjë edhe të tjera lëvizje në hyrje gjatë ditëve në vazhdim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!