Në një deklaratë për mediat përpara mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso tha se vendimi i sotëm i gjykatës qartësoi situatën. Sipas tij nuk ka një kryetar të komanduar të PD-së dhe se kjo forcë politike drejtohet nga ky komision, që siç thotë ai është organi i vetëm zyrtar. Duke iu përgjigjur Enkelejd Alibeajt, i cili e quajti vendimin skandaloz dhe do të ankimohej, Kaso tha se pala tjetër s’ka lidhje me PD-në.
“Sigla, vula dhe simbolet janë ato që demokratët kanë zgjedhur në 11 dhjetor. Për ankime që mund të bëjnë palë të tjera që s’kanë lidhje me PD besoj që janë tentativa jo vetëm për të zvarritur kohë, por edhe për të krijuar përshtypje që ka ende një debat. Vendimi i sotëm ka zgjidhur në mënyrë përfundimtare”, deklaroi ai.
Lexo edhe: Statuti i plotë, Berisha mori vulën e PD, vendimet që legjitimoi sot gjykata: Shkarkime masive
I pyetur nëse do të rikthehen në seli, Kaso tha se në mbledhjen e sotme të Komisionit të Rithemelimit do të merren vendime të rëndësishme.
“Komisioni i Rithemelimit do të marrë vendimet përkatëse. Do të merren vendime të rëndësishme në të mirë të të gjithë demokratëve”, u shpreh demokrati. g.v/abcnews.al