Kaskada në nivele minimale, bie rezerva energjitike, KESH: Shkak i situatës mungesa e reshjeve të shiut

schedule16:16 - 15 Mars, 2022

schedule 16:16 - 15 Mars, 2022

Nga Erblina Mile

Bie rezerva energjitike në hidrocentralet, në kaskadën e Drinit.Mungesa e reshjeve të shiut gjatë muajve të parë të këtij viti dhe rritja e prodhimit të energjisë në vend ka ndikuar në uljen e nivelit të ujit në Fierzë.Ndërkohë që ende nuk ka shkrirë bora për të dhënë efekte në shtim të prurjeve. Sipas KESH Rezerva energjitike vlerësohet se ka pësuar një ulje me rreth 128.8

GWh  në krahasim me disa javë më parë  e lidhur kjo direkt me shtimin e prodhimit  vendas të energjisë e cila është dyfishuar gjatë javës së fundit.Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka importuar 89,1 mln euro energji elektrike që prej 1 janarit deri në 14 mars.

Çmimi i blerjes në bursa rezulton se ka pësuar ulje gjatë javëve të fundit dhe nga 237,2 euro megavatori në muajin janar   në 222,7 euro gjatë marsit. Korporata Elektroenergjitike bën me dije se gjatë së martës niveli i ujit në Fierzë është 261 metra duke pësuar një ulje të nivelit me 7 metra brenda dy javëve.Po ashtu edhe prurjet janë 20 m3/s më pak duke kapur nivelin e 100  m3/s 120 që ishin .Prodhimi i energjisë elektrike pothuajse me kapacitet të plotë është bërë me arsyetimin se çmimet në bursa  kanë arritur pikun duke u shitur me 230 deri në 500 euro megavatori.

KESH argumenton se me ardhjen e pranverës edhe konsumi  i energjisë pritet te ulet  dhe kërkesa për import do të jetë e vogël duke ndikuar edhe në një stabilizim të çmimeve me të cilën shitet energjia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!