Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ është duke shqyrtuar sot kërkesat ankimore për 3 qarqet e fundit, Korçën, Elbasanin dhe Fierin. Në mbledhjen e së premtes KAS vendosi që do të administrohen si prova, kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve PEI.
Marash Logu, përfaqësuesi i PD në KAS, kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në qarkun e Korçës. Sipas tij, PD ka fakte të shumta që mund të çojnë në ripërsëritjen e zgjedhjeve. Logu tha se një votë në këtë qark është blerë diku te 100-300 euro.
Po ashtu, sipas tij, edhe lëshimi i tenderave publikë, lejeve të ndërtimit dhe legalizimeve ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve. /abcnews.al/