KAS refuzon kërkesën e PD e LSI, nuk ka përsëritje të zgjedhjeve në qarkun Vlorë

schedule14:13 - 20 Maj, 2021

schedule 14:13 - 20 Maj, 2021

Komisioni i Ankimimeve dhe Ankesave ka rrëzuar sot kërkesën e PD dhe LSI për përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Vlorës. Tashmë, partitë kanë pesë ditë kohë që ta ankimojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor.

Ndërkohë, ka nisur edhe numërimi i 114 kutive të votimit, për subjektet zgjedhore, në qarkun e Beratit.

“KAS me shumicë votash vendosi, rrëzimin e kërkesës ankimore 36 të paraqitur nga PD-AN. Rrëzimin e kërkesës ankimore 49 të paraqitur nga LSI. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionarit për rezultatin e votimit për qarkun e Vlorës”, tha relatori i ankimimit.

Ky është vendimi i tretë që KAS vendos kundër kërkesave për përsëritje zgjedhjesh. Të mërkurën u rrëzua kërkesa për përsëritje zgjedhjesh në Gjirokastër dhe Berat. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!