KAS rrëzoi vendimin e Celibashit duke i hapur rrugë numërimit të votës nga Greqia.
“Duke nisur nga ky moment, sa kohë vendimi i KAS nuk prodhon pasoja, duhet që votat e diasporës nga Greqia të nisë të numërohet, deri në momentin që nuk ka një kontestim nga komisionerët. Nese do ketë sërish kontestime, mendoj Celibashi do dalë me një vendim që të zgjidhë ngërcin dhe të mos pengojë numërimin për votat e Greqisë, nëse ato do kontestohen sërish nga numëruesit. Në rrugë informale jemi njohur me shkresën e DHL.” -tha përfaqësuesja e PS në KAS, Elena Xhina