Kartoni i kuq i Ibrahimovic, avokati i Milanit: Si mund të kthehet direkt

schedule20:21 - 12 Prill, 2021

schedule 20:21 - 12 Prill, 2021

“Më duket e çuditshme eh…”, dëgjohet të thotë Zlatan Ibrahimovic, ndërkohë që mediat në Itali raportojnë se arbitri Maresca ka menduar që i ka thënë “je një shkërdhatë”. Kartoni i kuq ju tregua sulmuesit në ndeshjen me Parmën dhe tashmë problemi është se mund të ketë edhe një dënim tjetër.

Kjo konsiderohet absurde dhe te Milani presin që gjithçka të sqarohet dhe Ibra të jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli në ndeshjen kundër Genoa në “San Siro”.Avokati i kuqezinjve, Leandro Cantamessa, ka folu në lidhje me situatën e Ibrahimovic për radio Kiss Kiss Napoli.

“Gjithçka varet nga ajo që Maresca ka shkruar në raporton e tij. Nëse ai kishte dyshime për ato që dëgjoi duhet ta shkruajë atë dhe çështja mund të ketë një kthesë të papritur.

Nëse gjyqtari pranon se ka gabuar, atëherë Ibra mund të luajë ndeshjen e radhës pavarësisht se iu dha një karton i kuq në ndeshjen e mëparshme.

Nëse nuk të ndodhë, atëherë ai do të pezullohet një ose dy ndeshje dhe do të jetë diccka shumë e gabuar. Ne nuk mund të apelojmë nëse ai pezullohet me një ndeshje.

Kishte një keqkuptim dhe nuk ka asgjë për të shtuar. Kam dëgjuar atë që tha Ibrahimovic dhe nuk e di se çfarë ka dëgjuar gjyqtari, por di që Ibra nuk e ka ofenduar atë”, është shprehur Cantamessa. /abcnews.al