Kartonë dhe një penallti e padhënë, Kukësi denoncon Metën me video

schedule19:39 - 21 Qershor, 2020

schedule 19:39 - 21 Qershor, 2020

Kukësi u mposht dje në Laç dhe tani Tirana numëron nëntë pikë më shumë, ndërkohë që verilindorët kanë pretendimet e tyre në lidhje me gjykimin. Për këtë ata kanë paraqitur katër episode për të cilat ata mendojnë se arbitri dhe anësorët kanë marrë vendime të gabuara, duke bërë që ndeshja të mos rrjedhë normalisht.

“Pas ndeshjes me Laçin, kemi analizuar edhe njëherë ndeshjen dhe gjyqtarin Kridens Meta e asistentët e tij, të cilët nuk kanë arritur të sigurojnë mbarëvajtjen e ndeshjes. Duke filluar me një penallti të mohuar ndaj Abazajt, e deri te kartonët e shumtë kundrejt skuadrës sonë dhe kursimeve ndaj Laçit.

Një,  ndërhyrje në zonë por nuk akordohet penallti. Dy, ndërhyrje ndaj Abazajt, që konsiderohet e rregullt. Tre, goditje këndi për Kukësin, që akordohet pozicion jashtë loje në mënyrë të padrejtë. Katër, ndërhyrje nga mbrapa Gavazajt, s’ka faull. Turkaj që shkakton ndërhyrjen ishte edhe i ndëshkuar”, thuhet në komunikatën e Kukësit për mediat. /abcnews.al