Redon Xhixha është një nga të rinjtë e fituar nga skuadra e Laçit. I riu, produkt i Shkëndijës së Tiranës, luan sezonin e tretë në Superiore. Djaloshit kurbinas iu dha mundësia të luante me skuadrën e qytetit të tij dhe nuk ka zhgënjyer.
Ky është kampionati i dytë që po luan rregullisht dhe viti 2019 ka qenë i suksesshëm për sulmuesin e Laçit. Ai ka veçuar ngjarjet më të rëndësishme për të. Ndër to është ftesa nga Shqipëria U21, debutimi me kuqezinjtë dhe fitorja kundër Kosovës.
Me Laçin ka veçuar golin e shënuar kundër Tiranës, në minutën e 99-të, një gol fantastik që i ka realizuar Teutës sezonin e shkuar dhe debutimin në Europa League kundër Hapoel Beer Sheva. /abcnews.al