Kartelat e vaksinimit tashmë janë online. Prindërit që kanë fëmijet nga 0 deri në 7 vjeç nuk kanë nevojë të paraqiten në qendrat shëndetësore për të terhequr kartelen, por dokumentin mund ta shkarkojnë tek e Albania.
“Eshtë një punë voluminoze që ka nisur para një viti. Për fëmijet nga zero në 18 vjec. Por në këtë periudhë ne e- albania mund të aksesohet vetem deri në 7 vjec. Do vazhdohet me punen edhe për moshat deri në 18 vjec që ta kenë të aksesueshme.
Çfarë përmban një kartelë dixhitale?
“Indentitetin, emër, mbiemer, emrin e prindërve, ID dhe të gjitha vaksinat që janë bërë.”
Mjekja Aida Dema thotë se në këtë mënyrë prindërit e marrin shërbimin më shpejt dhe evitohen radhët e gjata në qendra shëndetësore.
“Sistemi online eshtë per t’u ardhur në ndihme të gjithë popullatë, sepsë për regjistrime në kopshte shkolla vinin për t’i marre dorazazi dhe kishim dyndje, sidomos në periudhën gusht-shtator.”
Prindërit vleresojne mundesimin e ketij shërbimi online
“Eshtë lehtesi. Mendoj do jetë me kollaj e shkarkojmë aty.”
“Unë duke jetuar jashte jam mesuar me sistemin dixhital, do jete gjeja më ideale.”
Bashkë me kartelën digjitale, në portalin e-Albania, qytetarët mund të rezervojnë online për vete apo për pjesëtarë të mitur të familjes, kohën dhe llojin e vaksinës që duan të aplikojnë, në mbrojtje të shëndetit të tyre.
Pasi marrin njoftimin në e Albania, mund të paraqiten pranë qendres se tyre shendetesore per aplikimin e vaksines./abcnews.al