Në Durrës është zhvilluar konferenca e shtabeve të përgjithshme të vendeve të Kartës së Adriatikut SHBA-A5, nismë e cila këtë vit kryesohet nga vendi ynë. E pranishme në këtë takim, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, tha se falë marrëveshjes së Kartës së Adriatikut që nisi 17 vjet më parë, nuk ka fituar vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni.
Ministrja Xhaçka ka shprehur mirënjohje ndaj SHBA-ve për ndihmën e akorduar për Forcat e Armatosura shqiptare. Ajo tha se gjatë 2 viteve të fundit ka pasur një intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe midis forcave tona të armatosura. Sipas ministres Xhaçka, Shqipëria sot është një shtyllë stabiliteti në Evropë dhe jep kontributin e saj në kuadër të NATO-s kudo ku ka nevojë./ABC News Albania 24/7