Kardiokirurgu italian pjesë e Spitalit Hygeia: Jemi në shërbim gjatë gjithë javës, kryejmë ndërhyrje me teknikat më të reja

schedule08:13 - 14 Shtator, 2022

schedule 08:13 - 14 Shtator, 2022

Prof. Dr. Fabio de Luca, mjek kardio-angio-kirug, i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, foli për strukturën më të re që është hapur në Spitalin Hygeia, ku do të ofrojë shërbim për njerëzit që kanë probleme me zemrën. Mjeku italian ka një eksperiencë disa vjeçare në disa vende të ndryshme.

Dr. Fabio theksoi se përveç vizitave, ai do të kryejë dhe ndërhyrje me teknikat mini invazive të kirurgjisë. Dr. Fabio, në bashkëpunim me një grup kardiologësh, ndjekin patologjitë e pacientëve, dhe më pas kryejnë ndërhyrjet në zemër, të cilat mund të realizohen të gjitha në Spitalin Hygeia.

“Është grupi drejtues i Spitalit Hygeia që më kanë vënë në dispozicion një strukturë. Bëhet fjalë për një projekt për kirurgjinë kardiake duke formuar një departament të ri për shërbim më të plotë dhe të menjëhershëm. Shërbimi ka nisur dhe jemi në dispozicion gjatë gjithë javës, 24 orë në ditë.

Duke rënë në kontakt me Spitalin Hygeia unë do të vizitoj pacientët që të ofroj eksperiencën time kirurgjike me teknikat më të reja, të cilat janë të mundura në spital. Janë të gjitha patologjitë që kanë të bëjnë me zemrën, koronare, si infarkti, dhimbja e forta të gjoksit, episode me vështirësi në frymëmarrje dhe lodhje.

Duhet thelluar situata me ekzaminimet e nevojshme, EKG, eko dhe radigrafi specifike deri te koronarografia, por dhe të valvulave të zemrës. Sot këto patologji janë shumë të përhapura dhe janë të lehta për t’u zbuluar nga mjekët që kanë eksperiencë.”, tha mjeku.

Më tej, mjeku shtoi se me anë të teknikave të reja, arrijnë të riparojnë valvulat pa qenë nevoja për të kryer ndërhyrje të mëdha. Kjo bën që pacientët të rikuperohen në një kohë shumë të shkurtër. Mes të tjerash, ai theksoi se po punojnë për të sjellë disa pajisje më të fundit në Spitalin Hygeia.

“Problemi në valvulat kardiake duhet të zbulohen para se ato të japin simptoma dhe ne jemi në gjendje të bëjmë këtë gjë. Mund ta riparojmë valvulën me teknika shumë të reja, pa bërë ndërhyrje të mëdha dhe pa vënë proteza apo ndërrim valvulave por duke bërë rikontruksionin e asaj ekzistente.

Teknologjia na ka ofruar aparatura të reja që i korrigjojmë me disa unaza, të cilat bashkë me eksperiencën e kirurgut, i japin mundësi pacientit të zgjidhë problemin e tij. Me këto ndërhyrje, pacienti qëndron i shtruar për pesë ditë dhe ndjek një periudhë 10 ditore rehabilitimi.

Në të ardhmen do të marrin disa aparatura me teknika robotike. Jemi në fazën për t’i integruar”, tha mjeku italian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!