13 të burgosurit me koronavirus izolohen tek qelitë e të “fortëve”

schedule13:31 - 23 Prill, 2020

schedule 13:31 - 23 Prill, 2020

Ditën e sotme janë konfirmuar 13 raste me koronavirus në burgun 313.

Burime për ABC News njoftojnë se 13 të burgosurit janë karantinuar në sektorin “bis41”.

Por çfarë ndodh në këtë burg dhe a çfarë masash janë marrë?

Lexo edhe: 13 të burgosur me koronavirus, institucionet heshtin

Burimet kanë njoftuar se ne spitalin e burgut nuk kanë marrë ndihmë mjekësore asnjë i burgosur tjetër prej më shumë se një jav,e dhe e kane boshatisur.

Ndërkohë po montohen bombula oksigjeni edhe pse akoma s’ka asnjë pacient në nevojë për ndihmë mjekësore.

Pak ditë më parë disa të burgosur në këtë burg janë hedhur në protestë.

Kjo u mësua pas qarkullimit të disa videove në rrjetet sociale ku dëgjoheshin të burgosurit teksa protestonin.

Lexo edhe: Shkon në 663 numri i të prekurve nga koronavirusi, vatër e rrezikshme në burgje

Deri më tani as Ministria e Drejtësisë dhe as Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë refuzuar të japin informacion mbi gjendjen e të burgosurve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!