Karantina tek Konvaleshenca në Durrës, Rama: Fikni televizorët, lexoni biblën

schedule14:59 / 27/02/2020

Pas ditësh këmbënguljeje mediatike për të mësuar se cili ishte vendi i paracaktuar si karantinë në rast se shfaqej koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë e mbajti sekret vendin, derisa i pari i qeverisë u kthye nga Moska për të bërë zbulimin.

 “Në rastin e parë të vendosjes së karantinës ne kemi përcaktuar disponimin e strukturave akomoduese publike të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit “Nënë Tereza” dhe Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”  kanë struktura në dispozicion për nevojë terapie intensive”, tha Rama.

Ky ambient nuk përputhet me çfarë kishin deklaruar deri më tani zyrtarët e shëndetësisë, që thoshin se ishte përzgjedhur një spital.

“Është përzgjedhur një spital mjaft i mirë që plotëson kushtet për karantinën”, tha Silva Bino.

Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Sigurisë, kryeministri dha recetën e tij për të frikësuarit nga virusi vdekjeprurës që deri më tani, ka prekur disa vendet tona fqinje.

“Mbyllni kompjuterat, telefonat dhe dëgjoni Papa Françeskun, hapni “Kuranin” dhe mos humbisni kohë me marrëzi”, tha më tej Rama.

Sipas raportit të qeverisë, qysh nga shfaqja e virusit e deri më tani, anë kontrolluar 22 mijë pasagjerë, 17 raste të dyshuara kanë kryer analizat, por të gjithë kanë rezultuar të pastër./abcnews.al

schedule14:59 / 27/02/2020