Sulmuesi i Tiranës, Michael Ngoo, vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale. Postimet e tij në InstaStory janë të shumta dhe ndonjëherë, duhen minuta të tëra për t’i parë të gjitha.
Por sot, në sy bie një postim ndryshe i sulmuesit britanik. Bomberi bardheblu, me shaka… ndoshta jo, ka zbuluar një prapaskenë në shtëpinë e tij, aty ku është i izoluar aktualisht.
“Karantina nuk po funksionon siç duhet. Gruaja ime dhe unë, po bëhemi miq të ngushtë. Për pak desh i tregova për të dashurën time”, shkroi Ngoo./abcnews.al