Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vendimin e marrë nga qeveria për vendosjen e karantinës në shtëpinë e pushimit të oficerëve. Sipas Berishës ky është akt absurd dhe armiqesor ndaj ushtrise.
“Disa herë jam shprehur se karantina duhet të vendoset në një baze ushtarake por shtëpia e pushimit të ushtarakeve nuk është bazë ushtarake’, shprehet Berisha.
Komenti i Berishës:
Vendosja e Karantines ne shtepine e pushimit te oficereve, nje akt absurd dhe armiqesor ndaj ushtrise!
Miq, pasi vensja e zones dhe objektit te karantines ne Kavaje u refuzua me te drejte nga qytetaret e ketij qyteti, Edvin Çekapi merr vendimin e dyte te gabuar, vendos te perdore per kete qellim shtepine e oficereve ne Durres. Ky eshte nje akt i papergjegjshem i Edvin Çekapit, i cili ne mijra e mijra objekte zgjedh te vetmen shtepi pushimi qe kane ushtaraket tane perveç Jales, te cilen e zene ndrikullat dhe kumbaret qeveritare.
Disa here jam shprehur se karantina duhet te vendoset ne nje baze ushtarake por shtepia e pushimit te ushtarakeve nuk eshte baze ushtarake.
Ky eshte nje akt armiqesor ndaj ushtarakeve shqiptar, qe sot jane usharaket me te keqpaguar ne Europe dhe marrin gjysmen e pages qe marrin ushtaraket ne Kosove.
Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim te papergjegjshem te Edvin Hajdutit dhe ndrikullave Hajnia dhe kerkoi anullimin e menjehershem te saj.
/abcnews.al