Karamuço: Sulmet kibernetike shkaktuan dëmin më të madh që nga Lufta e II Botërore. Semanaj: Nga serveri në Shqipëri u sulmua edhe Kosova

schedule13:52 - 16 Shtator, 2022

schedule 13:52 - 16 Shtator, 2022

Besmir Semanaj, Ekspert Teknologjie u shpreh se përveç Shqipërisë, ka një sulm të vazhdueshëm edhe ndaj vendeve të tjera në rajon. Ai ka theksuar se nga një server “i infektuar” që ka pasur në Shqipëri, është sulmuar edhe Kosova.

“Përdoren makina apo servera që  janë marrë nën kontrollin e hakerave dhe këto makina sulmohen target të tjera. Nuk do të thotë që infrastruktura shqiptarë sulmoi Kosovën. Por servera shqiptar që kanë qenë pjesë e këtij trafiku që kanë sulmuar në Kosovë. Lajmi keq është se nëse diçka e tillë ka ndodhur i bie që këto pajisje deri në ditën e hënë, kanë qenë të hakuar. Deri në atë moment.”tha Semanaj.

Ndërkohë eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, u shprehe se dëmet e shkaktuar nga ky sulm, janë më të mëdhat që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai ka theksuar se brenda ambasadës së Iranit ka pasur persona që kanë ndikuar në këto sulme kibernetike.

“Ka informacion se brenda ambasadës iraniane, merreshin me çështje hakerimi. Ka informacione që edhe aty ka pasur veprimtari. Janë disa hetime dhe pritet urdhër ndalime. Që nga lufta e dytë madhore nuk kemi pasur më shumë dëm se tani. Janë disa dëme të mëdha të kryera. Ai dëm do rikuperohet. Dyshohet se gjurmët e gishtave mund të kenë ikur edhe jashtë Shqipërisë. Ka shpërblim për 4 hekerat, që janë ndihmuar edhe nga shqiptarë, edhe nga rusët edhe nga rajoni. Janë forca të shumta të fshehta. Kanë shkatërruar sistemet tona. Kemi një dëm që nuk e kemi pësuar që nga lufta e dytë botërore. Se shumë gjëra nuk do merren vesh. Është për panik, kaos dhe destabilizim.” tha Karamuço.

/abcnews.al/