Karamuço: Dyshoj se sulmi ndaj e-albania erdhi nga ky shtet, janë dy grupe të fuqishme

schedule20:08 - 18 Korrik, 2022

schedule 20:08 - 18 Korrik, 2022

Pedagogu i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka folur për sulmet më të fundit kibernetike ndaj faqeve qeveritare, që çuan ndër të tjera edhe në mbylljen e e-albania.

I ftuar në “Radarin Informativ” në Abc News, Karamuço tha se sulmet mund të jenë kryer nga grupe hackerash iranianë.

Sipas tij, sulmet mund të kenë ardhur pas ngjarjeve të fundit me agjentë iranianë në Shqipëri, teksa shtoi se vendi ynë në mediat e Iranit është cilësuar si një vend jo mik.

Lexo edhe: DETAJET/ Hetimet e SPAK për spiunazhin iranian, të përfshirë edhe shqiptarë

“Ajo që nuk është thënë është se Shqipëria ka kohë që është në sulm të vazhueshëm kibernetik. E ngriti këtë shqetësim ministri i Mbrojtjes vitin e kaluar në parlament. Sulme ka pasur sidomos mbas 24 shkurtit, me fillimin e pushtimit rus në Ukrainë. Rusia ka ndërmarrë një sërë sulmesh për shumë shtete aleate të Ukrainës. Po në këtë rast ka dyshime se sulmi ka ardhur nga Irani, se ne kemi pasur disa ngjarje. Agjentë të gardës iraniane që janë arrestuar, janë vënë në hetim. Në mediat iraniane Shqipëria është cilësuar si vend armik. Janë dy grupe që janë shumë të fuqishme, “Blac Shadow” dhe “Deus” mund të kenë sulmuar sistemet tona të mbrojtjes teknologjike.

81% e sulmeve kibernetike kanë të bëjnë me gjobëvënie virtuale. Nuk hyn dot në ato informacione pa nëse nuk jep gjobën. Në rastin shqiptar jam në dilemë, por “Black Shadow” dhe “Deus” janë edhe për gjobëvënie dhe kryerjen e akteve terroriste ndaj vendeve armike.

Qeveria ka bërë mirë që i ka bërë shut down sistemit, ndryshe nuk do ekzistonte më. Qeveria duhet të marrë masa, të paguajë më mirë personat që merren me këtë. Është shumë e nevojshme qendra e mbrojtes kibernetike. Nuk bën një burim sulmin, janë të koordinuara mes hackerave dhe qeverive të vendeve jo mike. Do ketë sulme të intensifukuara”, tha ai.

Lidhur me kalimin e shërbimeve online, Karamuço tha se duheshin përgatitje paraprake.

“Kërkonte si parapërgatitje për këto lloj skenarësh. Është bërë një marrëveshje për mbrojtjen kobernetike, por nuk është mjaftueshëm. Duhet të ketë ekspertë të mirëfilltë dhe bërthamë specialistësh shqiptarë. I kemi, por të keqtrajtuar dhe të keqpaguar”, u shpreh Karamuço.

Marrja nën hetim e shtetasve iranianë

SPAK urdhëroi  kryerjen e kontrolleve në disa banesa dhe ambiente zyrash në kryeqytet që janë marrë me qira nga shtetas iranianë me dyshimin se kanë siguruar informacion në vendin tonë për t’iu shërbyer autoriteteve iraniane. Hetimet e nisura dy vite më parë pas arrestimit të Bijan Poolagrad, kanë ndihmuar hetuesit për të zbuluar personat e tjerë që kanë bashkëpunuar me të.

Lexo edhe: Dyshohet të jenë ish-anëtarë të MEK-ut, SPAK vë nën hetim 20 iranianë

Pas arrestimit të Poolagrad, që është marrë edhe i pandehur për veprime me qëllime terroriste dhe organizatë kriminale nga SPAK, janë identifikuar edhe 20 persona të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me të.

Në celularin e Poolagrad janë gjetur komunikime me personat të tjerë me të cilët ai bashkëpunonte.

Një prej personave që dyshohet si drejtues i ish-anëtarëve të MEK edhe Hassan HEYRANI. Këtij të fundit iu kontrollua edhe zyra e shoqatës “ASILA” që ndodhet pranë shkollës “Gjon Buzuku” në kryeqytet si dhe apartamenti ku ai jeton me qira. Përveç, kontrolleve në pyetje janë marrë edhe persona të tjerë që dyshohet se janë infiltruar nga regjimi i RAISIT në Iran. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!