Karabeci, Musolli e Abibi: Emrat e ditës në merkaton e Superiores

schedule09:58 - 3 Shtator, 2020

schedule 09:58 - 3 Shtator, 2020

Merkato në Superiore mbyllet më 20 shtator dhe një pjesë e ekipeve po tentojnë të përforcohen, që të jenë gati për nisjen e kampionatit. Kastrioti, i ngjitur në Superiore këtë sezon, sipas “Panorama Sport” e ka gjetur portierin e ri.

Alesio Abibi, i cili më parë ka mbrojtur portën e Tiranës dhe vjet luajti në Itali, ka nënshkruar me krutanët dhe rikthehet kështu të luajë në Superiore. Një tjetër ish-lojtar i bardhebluve është në qendër të vëmendjes.

Erando Karabeci kërkohet nga Teuta, që alternativat në mesfushë nuk i ka të shumta. Pak ditë më parë durrsakët afruan edhe Asion Dajën, por kërkohet edhe një tjetër lojtar që trajneri Edi Martini të jetë më i qetë edhe në rastet kur ka dëmtime e pezullime.

Te Kukësi çështja kryesore është kapiteni Besar Musolli. Mesfushorit i përfundon kontrata pas kupave të Europës dhe për momentin nuk ka ndërmend të rinovojë. Cikli i tij te Kukësi duket i mbyllur dhe në rast eliminimi nga Wolfsburg, futbollisti dardan pritet të bëjë gati valixhet dhe të nisë një eksperiencë të re. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!