Kapriçot e motit vonojnë turistët në Vlorë

schedule14:43 - 25 Maj, 2019

schedule 14:43 - 25 Maj, 2019

Në plazhet e Vlorës ka nisur puna për sistemimin e tyre. Në ndryshim nga viti i kaluar, në maj kanë munguar turistët për shkak të ndryshimit të temperaturave.  Ndërkaq, bashkia po shqyrton kërkesat e privatëve që do të administrojnë plazhet.

Me ngritjen e temperaturave nisi edhe puna për sistemin dhe pastrimin e plazheve në Vlorë. Me pak vonesë nga kapriçot e motit. Përmirësimi i kohës këtë fundjave ka sjellë edhe turistët e parë në qytetin bregdetar.

Ndërsa në Bashki  kanë mbërritur kërkesat e privatëve të cilët pritet të administrojnë plazhet. Ashtu si edhe një vit më parë kriteri i parë që duhet të plotësojnë subjektet private është roja bregdetare.

Vlora ka rreth 25 km vijë bregdetare dhe nga këto 5 km janë plazhet publike. Në qershor kur pritet të ketë një rritje të numrit të pushuesve  plazhet do të jenë gati./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!