Kapriçot e motit gjatë kësaj jave, shi dhe rrebeshe, temperaturat arrijnë deri në -3 gradë

schedule10:56 - 27 Mars, 2023

schedule 10:56 - 27 Mars, 2023

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë me dije se duke filluar nga dita e sotme e në vijim vendi ynë do të jetë i përfshirë nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.

Ai theksoi se reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin duke bërë që në zonat malore të ketë dhe reshje të izoluara dëbore.

Vendi ynë gjatë ditës së sotme është përfshirë nga një sistem i dendur vranësirash i cili po sjell reshje shiu dhe rrebeshe gjatë ditës së sotme kryesisht në zonën veriore dhe më pak në pjesën tjetër të territorit shqiptar. Po ashtu  edhe dita e martë do të sjellë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të pakta shiu ndërsa në zonat malore do të kemi reshje të izoluara dëbore.

Përsa i përket temperaturave sot do të kemi një rënie të ndjeshme të tyre gjatë orëve të mesditës duke bërë që ato të regjistrojnë jo më shumë se 19 gradë Celsius një tjetër rënie e ndjeshme do të jetë gjatë ditës së martë ku vlera minimale do të zbresë në -1 gradë Celsius në orët e para të mëngjesit ndërsa temperaturat maksimale nuk do të jenë më shumë se 13 gradë Celsius”, ka thënë ai.

Ndërkohë sa u përket temperaturave pritet që e mërkura të jetë dhe dita më e ftohtë e javës ku temperaturat do të zbresin deri në -3 gradë celsius.

Duke filluar nga dita e mërkurë do të kemi dhe një tjetër rënie temperaturash në mëngjes -2 dhe -3 gradë, ndërsa sa i përket mesditës do të kemi një rritje të temperaturave duke bërë që në fundjave të shkojnë deri në  23 apo 24 gradë.

Sa i përket kushteve atmosferike do të kemi përmirësim të tyre nga e mërkura dhe në vijim ndërkohë fundjava do të ketë sërish vranësira të cilat mund të shoqërohen dhe me reshje shiu”, është shprehur ndër të tjera Osmani./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!