Kapitulli i ri, Donnarumma: PSG klub madhështor, këtu për të fituar trofe

schedule22:38 - 14 Korrik, 2021

schedule 22:38 - 14 Korrik, 2021

Gianluigi Donnaruma do të jetë i PSG-së në pesë vitet e ardhshme. Portieri italian u zyrtarizua sot si lojtari më i ri i ekipit francez, që ka siguruar një përforcim fantastik pa shpenzuar asnjë cent për kartonin e 22-vjeçarit.

Të dielën fitoi Euro 2020 me kombëtaren italiane (u shpall më i miri i kompeticionit), teksa tani ndihet gati dhe i lumtur për aventurën e re pas gjashtë viteve të kaluara te Milani. Donnarumma foli për kanalin zyrtar të PSG-së, ku ndër të tjera tha:

Po përjetoj shumë emocione, nga fitimi i Europianit me Italinë tek ardhja ime sot këtu. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh, kam ardhur këtu me synimin për të fituar. PSG është një klub madhështor, me një histori të shkëlqyer dhe jam i lumtur që ndodhem këtu.

Po hap një kapitull të ri në jetën time. Jam rritur shumë në Milano dhe tani ndihem gati për aventurën e re. Parisi është një nga klubet më të mira në botë, jam krenar që ndodhem këtu dhe uroj të realizoj gjëra të mëdha me këtë ekip“, deklaroi portieri italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!