Lille shkëlqeu sezonin e kaluar në Ligue 1, zhvilloi një sezon fantastik dhe ia doli të mposhtë PSG-në në garën për titullin kampion. Mbrojtja e kurorës do të jetë tmerrësisht më e vështirë.
Ekipi i Mauricio Pochettinos është përforcuar shumë, sidomos me marrjen e Leo Messit. Leon Fonte luan me kampionët e Francës prej verës së vitit 2018 dhe mban shiritin e kapitenit.
Mbrojtësi portugez i Lille (46 ndeshje me kombëtaren) ndez atmosferën në prononcimin e dhënë për TalkSport, aty ku thekson se po insiston të bindë CR7 të transferohet te Lille.
? The moment Leo Messi met with the ?? fans! #PSGxMESSIpic.twitter.com/x30NhCRQEx
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) August 11, 2021
“Unë ndihem mirë, pasi është e mahnitshme të kesh një futbollist si Leo Messi në futbollin francez. Do të jetë shumë më e vështirë për ne, por jemi gati të sfidojmë sërish PSG-në.
I shkruaj çdo ditë Cristiano Ronaldos që të vijë te Lille. E dini si më përgjigjet? Më shkruan: ha ha ha! Ne do të përpiqemi të përdorim armët tona dhe unë do të tentoj ta bind Cristianon në një farë mënyre.
Unë do të organizoj një plan! Duam të fitojmë sërish titullin kampion në Francë. Na pret një sfidë e jashtëzakonshme. Do u themi fëmijëve tanë: ‘Ne kemi luajtur kundër Messit, Neymar dhe Mbappe.
Ia dolëm të fitonim titullin kundër tyre, duke mos lejuar pësimin e golave’. Do të jetë interesante të shihet se sa konkurruese do të jetë Ligue 1 sivjet“, përfundoi mbrojtësi portugez. /abcnews.al