Kapet shqiptari që shpërndante lëndë narkotike në lagjet e Napolit, policia i gjen 11 kg në shtëpi

schedule08:51 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 08:51 - 16 Dhjetor, 2022

Një 39-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në Napoli, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Shqiptari me iniciale E.G u arrestua ditën e martë, 13 dhjetor.

Mediet lokale bëjnë me dije se lëvizjet e shqiptarit, i cili hynte derë më derë në lagjet e Napolit ngritën dyshimet se ai mund të shiste lëndë narkotike.

Në këtë mënyrë policia e ndoqi, e për pasojë zbuloi aktivitetin kriminal të 39-vjeçarit.

Gjatë kontrollit nga ana e policisë, 39-vjeçarit iu sekuestruan 58 gr heroinë, 255 euro, një telefon dhe çelësin e një apartamenti në përdorim për të, që ndodhej në pallatin nga i cili ishte larguar.

Operatorët kontrolluan shtëpinë dhe gjetën 11 kg heroinë të ndarë në mbështjellje të ndryshme , 4 peshore precize dhe materiale të ndryshme për paketimin dhe prerjen e drogës./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!