Autoritetet greke sekuestruan ditën e djeshme një sasi të madhe droge në një skaf pranë zonës së quajtur Marmario Mani, pranë Peloponezit.
Mediat lokale bëjnë me dije se bëhet fjaël për 1.2 ton drogë e llojit kanabis sativa
Gomonia u pikas nga roja bregdetare, të cilët iu vunë pas duke e kapur.
Mësohet se gjatë operacionit është kapur drejtuesi i gomones, i cili është një person me origjinë nga Shqipëria.
Madje, mediat greke shkruajnë se gomonia duket se ishte ngarkuar me drogë në brigjet e Shqipërisë, por nuk dihet se ku e kishte destinacionin përfundimtar.
Pëllogaritet se droga e sekuestruar kap shifrën e 2 milionë eurove. /abcnews.al