Kapet një i ri shqiptar në SHBA

schedule10:12 - 21 Shtator, 2018

schedule 10:12 - 21 Shtator, 2018

Një 20-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet amerikane pasi akuzohet për tentativë vjedhje.

Sipas mediave, Shkodran Jahiu po mbahet në qeli dhe duhet të paguajë 500 mijë dollarë që të lirohet me kusht. Policia po heton akoma mbi një vjedhje që ndodhi mesnatën e së enjtes në një dyqan Target në Orange të Boston-it.

Nga hetimet dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Grabitësit përdorën një shkallë për t’u ngjitur në çatinë e ndërtesës, ku bënë edhe një vrimë që të hynin brenda një bankomati të vendosur në qendër.

Kërkimi mbi grabitësit filloi pasi policia mori njoftimin se po ndodhte një grabitje në një dyqan Target, ndërsa pas reagimit të menjëhershëm të tyre u arrestua Jahu.

Gjithashtu autoritetet kërkojnë ndihmën e ndonjë dëshmitari të mundshëm në lidhje me grabitjen në mënyrë që të gjejnë sa më parë edhe bashkëpunëtorët e tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!