Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapet në Gjermani shqiptari i dënuar me 9 vite burg

schedule15:02 - 25 Janar, 2020

schedule 15:02 - 25 Janar, 2020

Policia gjermane ka kapur dhe ekstradura në drejtim të Shqipërisë një 37 vjeçar shqiptar të dënuar me 9 vite burg për për vjedhje me dhunë nën kërcënimin e armëve.

Policia bën me dije se Elton Sako në bashkëpunim me dy persona të tjerë në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e shtetasit V. B., në rrugën “Qemal Stafa”, ku në banesë ndodhej vajza e mitur dhe nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur një sasi bizhuterish.

37 vjeçari Sako ishte shpallur kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 9 vite burg.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër i kërkuar, i dënuar për vjedhje me dhunë nën kërcënimin e armëve, bie në pranga falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana dhe autoriteteve policore gjermane.

Kapet në Gjermani dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, 37-vjeçari i dënuar me 9 vite burg.

Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Elton Sako, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar me 9 vite burg, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Shtetasi Elton Sako, në bashkëpunim me shtetasit S. M., dhe L. M., në vitin 2012 kanë hyrë në banesën e shtetasit V. B., në rrugën “Qemal Stafa”, ku në banesë ndodhej vajza e mitur dhe nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur një sasi bizhuterish.

Falë informacioneve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit për vendndodhjen e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Policisë Gjermane  u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i 37-vjeçarit me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!