Një 44-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga nga policia pasi është kapur me 20 700 dollarë, të dyshuara si të falsifikuara.
Policia e Elbasanit njofton se Taulant Dubali u kap me kartëmonedha me prerje njëqindëshe, gjatë operacionit të koduar “Start 2018”.
Operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Njoftimi i policise
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale Task Forcë Speciale Qëndrore dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “START 2018”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Taulant Dubali, 44 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi i’u gjetën dhe sekuestruan 20.700 dollarë, prerje 100 (njëqindëshe) të dyshuara si të falsifikuara.
Operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal./abcnews.al