Kapet me arsenal armësh dhe rreth 20 kg drogë në makinë e shtëpi, pranga shqiptarit në Itali

schedule21:58 - 5 Qershor, 2020

schedule 21:58 - 5 Qershor, 2020

Policia italiane ka vënë në pranga një 36 vjeçar shqiptar, i cili  është kapur me drogë. Mediat fqinje bëjnë me dije se pas kontrollit në makinën e shqiptarit është gjetur rreth dy kilogramë lëndë narkotike u gjetën të fshehura mes mallrave të tjerë.

Ndër të tjera pas zbullimit të drogës në makinë, policia kia zhvilluar një kontroll në banesën e 36 vjeçarit shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe ka gjetur e sekuestruar 17 kilogramë shtesë marijuanë dhe rreth 300 gr kokainë, si dhe një laborator për paketimin dhe përzierjen e substancave narkotike që shiteshin në tregun e Pizanit.

Garazhi u mbrojt nga një sistem modern i vëzhgimit me video, me siguri për të verifikuar që të mos hynte askush brenda pronës të mbajtur në gjendje të mirë.

Gjithashtu të ndaluarit i janë gjetur tre thika me mbi 15 centimetra, një pistoletë airsoft, pa kapak të kuq dhe një armë automatike të markës “Thompson Submachine” kalibër armë 45, nga Lufta e Dytë Botërore, dhe i modifikuar për ta bërë atë më të menaxhueshëm.

36 vjeçari u arrestua për trafik droge dhe mbajtje të armëve pa leje./abcnews.al