Policia e Sarandës ka ndaluar në pikën kufitare të Qafë Botës një autokamper me lëndë narkotike.
Mjeti drejtohej nga një turist italian. Agjentët dyshonin se ai kishte fshehur drogë ndaj e shoqëruan automjetin në pikën kufitare të Kakavijës për ta kaluar në skaner.
Pas verifikimeve rezultoi se në tavanin e autokamperit ishte fshehur plot 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate.
Policia ka vënë në pranga shtetasin italian, Vito Baruceli, 36 vjeç. /abcnews.al