Një person është arrestuar në flagrancë nga policia gjatë kohës që po tentonte të vidhte në garazhet e një pallati. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30 në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë një 41-vjeçar me iniciale E.P nga Kavaja. Ky person ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Pas veprimeve paraprake hetimore dyshohet se 41-vjeçari është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera.
Më konkretisht, ai dyshohet se ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit në një garazh në rrugën “Hajredin Shtino” më datë 11 Mars të këtij viti.
Nëntë ditë më vonë në një garazh në rrugën ‘’Reshit Çollaku’’ dyshohet gjithashtu se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit. Megjithatë grupi hetimor po Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera, duke u bazuar në pamjet filmike./abcnews.al