Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri, i cili akuzohet për vjedhjen e disa celularëve. Në një njoftim për mediat thuhet se ndalimi i 36-vjeçarit A.A. u bë pas analizimit të pamjeve filmike dhe informacioneve të marra në rrugë operative.
Më 16 Korrik i riu ka hyrë në një dyqan në rrugë “Sulejman Delvina” dhe ka vjedhur dy celularë. Vlera e tyre shkonte deri në 70.000 lekë të reja. Megjithatë policia vijon hetimet, pasi dyshon se ky person ka kryer edhe vjedhje të tjera.
Gjithashtu është kapur edhe një i ri tjetër i shpallur në kërkim. Sipas policisë, 27-vjeçari E.G. për veprën penale të dhunës në familje, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Gjithashtu mësohet se i riu është një person i dënuar ë parë për “Prodhim, mbajtje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”./abcnews.al